Flash

Sekuestrohen në doganë rroba firmato me vlerë 300 mijë euro

Lapsi.al 18 June 2020
Sekuestrohen në doganë rroba firmato me vlerë 300 mijë euro

Një sasi mallrash kontrabandë nga Turqia me vlerë 300 mijë euro janë bllokuar nga antikontrabanda e doganës së Tiranës. Mallrat e bllokuara janë rroba “firmato” që kryesisht mbajnë etiketën e firmës 'Gucci', por që janë të falsifikuara. Mësohet se ato janë porositur nga disa tregtarë në Tiranë. Kamioni me mallra nga Turqia ka kaluar nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës, nga e cila kanë kaluar lirisht.

Pasi kamioni ka mbërritur në Tiranë, antikontrabanda brenda doganës së kryeqytetit ka zbuluar se pjesa më e madhe e mallrave ishin të padeklaruara. Firma i kishte deklaruar mallrat me vlerë 30 mijë euro, ndërkohë që paraprakisht vlera e tyre arrinte në 300 mijë euro. Pas procedurave nga ana e autoriteteve doganore, mallrat janë sekuestruar, ndërsa është ndaluar edhe shoferi i kamionit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI