Flash

Kryemadhi zbulon nëse do të ketë koalicion opozitar në zgjedhjet e ardhshme

Lapsi.al 18 June 2020
Kryemadhi zbulon nëse do të ketë koalicion opozitar në

Monika Kryemadhi ka konfirmuar marrëveshjen e 23 prillit nga të gjitha partitë e opozitës së bashkuar që kanë marrë angazhimin për të marrë pjesë në zgjedhje si front i bashkuar opozitar.

Gjatë emisionit “Opinion’, Kryemadhi është shprehur se në zgjedhjet e ardhshme, opozita do shkojë e bashkuar dhe do jetë e hapur edhe për parti të tjera në koalicion.

Gjithashtu, Kryemadhi sqaroi opinionin se, ‘si opozitë e bashkuar ka qëllimin që të krijojë besimin tek qytetarët shqiptarë që të shkohet drejt një procesi zgjedhor, i cili do të krijojë mundësinë e krijimit të një sistemi të ri demokratik, për të cilin shqiptarët kanë nevojë’.

"Nëse Rama nuk i pëlqen koalicionet, të tjerët mund t’i pëlqejnë koalicionet. Edhe z. Rama nuk është se nuk i pëlqen koalicioni, por nuk i shkon njeri për të bërë koalicion dhe ndaj e thotë që nuk i pëlqen koalicionet" - tha Kryemadhi.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI