Flash

Për 1 FOTO/ Ministria italiane ndihmon të riun nga Kosova të gjejë një ushtar pas 21 vitesh

Lapsi.al 18 June 2020
Për 1 FOTO/ Ministria italiane ndihmon të riun nga Kosova të

Një i ri nga Gjakova ka kërkuar të gjejë një ushtar italian me të cilin ka pozuar në vitin 1999 gjatë kohës së luftës. Shpend Lila ka publikuar foton dhe ka etiketuar në Twitter edhe Ministrinë italiane të Mbrojtjes për ta ndihmuar për të gjetur ushtarin dhe për të bërë një “remake” në të njëjtin vend, plot 21 vite më pas.

“I dashur Ministër, kjo është një fotografi e imja me një ushtar italian në vitin 1999. Ju lutem më ndihmoni ta gjej atë që të mund ta ribëjmë këtë foto në Gjakovë, Kosovë ? Do të ishte e shkëlqyer,” - shkruan Shpend Lila.

Pas pak ditësh ministria ka gjetur ushtarin.

“I dashur Shpend, kemi marrë një lajm të mirë për ju: ne kemi gjetur ushtarin në foton tuaj. Ju lutemi na dërgoni detajet e kontaktit privatisht në mënyrë që ai të kontaktojë me ju” – ishte përgjigja e ministrisë italiane të mbrojtjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI