Flash

Kurbin, kapet avokati 56-vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion

Lapsi.al 16 June 2020
Kurbin, kapet avokati 56-vjeçar i shpallur në kërkim për

Një avokat 56-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në pranga në Kurbin. Atij i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Kurbin

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 56-vjeçari me profesion avokat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim S. D., 56 vjeç, banues në Kurbin, me profesion avokat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, më datë 09.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vitin 2019, specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë shtetas, pasi ky shtetas, me profesion avokat, iu merrte lekë shtetasve të ndryshëm, me qëllim për të ndikuar tek prokurori apo gjyqtari, për lehtësim të masës së dënimit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI