Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ekzekutimi mafioz i Hekuran Billës në Tiranë, dyshime se në pritë e nxori një femër

Lapsi.al 15 June 2020
Ekzekutimi mafioz i Hekuran Billës në Tiranë, dyshime se në

Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa në zonën e 'Komunës së Parisit' në Tiranë.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se 40 vjeçari pasditen e së enjtes, kishte takuar disa shokë në qytetin e Durrësit, ndërsa më vonë ka shkuar tek “Komuna e Parisit” në Tiranë, ku u qëllua me breshëri plumbash, disa prej të cilëve e prekën në pjesën e pasme të kokës si dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ai kishte ardhur nga Belgjika vetëm pesë ditë para se të ndodhte vrasja. Megjithëse, familjarët ende nuk e kanë të qartë se kush e nxori në pritë, ata besojnë se midis telefonatave të asaj pasditeje ishte edhe një femër. Por, i mbetet organeve të hetimit ta zbulojnë zyrtarisht.

A ndiqej Hekuran Billa? Familjarët kanë qenë të frikësuar vazhdimisht për shkak të hakmarrjes së mundshme nga ana e familjes Prela në Shkodër, me të cilën kishin biseduar herë pas here, por nuk kishin arritur faljen nga ana e tyre.

Të frikësuar ishin edhe ditën e enjte, ku babai i Hekuranit e ka telefonuar të birin për ta pyetur për vendndodhjen, ndërsa ai i ka deklaruar se po shkonte drejt “Komunës së Parisit”. Ajo ishte telefonata e fundit, pas ngjarjes tragjike që ndodhi më pas.

Edhe vetë i ndjeri, ka qenë i shqetësuar javët e fundit, duke i deklaruar të motrës: “Punët nuk i kemi hiç mirë”.

Ndërkohë, burime nga grupi hetimor i thanë “Klan” se kanë dyshime se Hekuran Billa është ndjekur para se të vinte në Shqipëri dhe më pas është dhënë informacion për vrasësin.

Hetuesit kanë kërkuar informacion nga Belgjika dhe Holanda pasi kanë dyshime për përfshirjen e Billës në aktivitet kriminale aty.

Policia ka shpallur në kërkim Viktor Prelën për vrasjen, por nuk ka ende prova për ta lidhur me ngjarjen.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI