Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 15 korrik

Lapsi.al 15 June 2020
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë dakordësuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 15 korrik. Ndërkohë më 13 dhe 14 korrik do të votojnë personat në vetizolim, të sëmurët me Covid-19 dhe qytetarët që kanë sëmundje të tjera dhe nuk janë në gjendje t’iu drejtohen kutive të votimit.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, pas një takimi që kishte pasur me liderin e opozitës, Hristijan Mickovski.

“Që të mos vuajë populli dhe t’i mundësohet Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së që të tregojnë përgjegjësinë e tyre në vepër, 15 korrikun e përcaktojmë si datë përfundimtare dhe të vetme për mbajtjen e zgjedhjeve në të cilin do të marrë pjesë pozita. Sot përsëri kam biseduar me Mickoskin dhe ai më konfirmoi se pajtohet që të marrë pjesë në zgjedhje më 15 korrik. Kërkuan mesin e korrikut, ja mesi i korrikut, 15 korrik, e mërkurë, ditë jopune për të gjithë qytetarët që të mbahen zgjedhjet”, ka deklaruar Zaev.

Marrëveshjen e ka konfirmuar edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

“Dy kushtet që kërkuam u pranuan. Së pari protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, së dyti misionin e OSBE/ODIHR-së për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve. Maqedonia është në një situatë të keqe, është sulmuar fuqishëm pavarësisht krizës ekonomike dhe të fortë shëndetësore. Që të ndalet e gjithë kjo, ka një rrugëdalje, dhe kjo është humbja bindëse në zgjedhje e Zaevit dhe LSDM-në”, ka shkruar Mickovski në një postim në Facebook.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se konsensusi i arritur për datën e zgjedhjeve, ka evituar krizën politike që rrezikonte vendin.

“Ftojmë të gjitha institucionet e vendit të përgatisin të gjitha protokollet për mbrojtje maksimale të shëndetit të qytetarëve gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut duhej të mbaheshin më 12 prill, por ishin anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë kësaj periudhe, vendi ka funksionuar pa parlament, por me qeveri teknike e cila pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme kishte të drejtën e miratimit të vendimeve me fuqi ligjore.

Më 3 janar 2020, Zoran Zaev dha dorëheqjen si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut duke i hapur rrugën një qeverie të përkohshme dhe zgjedhjeve të reja pas refuzimit të Bashkimit Europian për të filluar bisedimet e anëtarësimit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI