Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Shoferi rumun trafikonte shqiptarët drejt Britanisë me 'arkivol metalik' (FOTO)

Lapsi.al 15 June 2020
Shoferi rumun trafikonte shqiptarët drejt Britanisë me 'arkivol

Një 20-vjeçar është dënuar me 30 muaj burgim për shkak se u shpall fajtor për trafikimin e dy personave në Mbretërinë e Bashkuar duke i fshehur nën dyshemenë e kamionit. I arrestuari është Stefan-Gabriel Bucur, me kombësi nga Rumania, ndërsa dënimi për të është dhënë nga gjykata e Kurorës në Canterbury.

Bucur u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në hyrje të Dover Eastern Docks rreth orës 9:15 pasdite më 7 shkurt.

Mësohet se dy burrat që i riu po përpiqej të kalonte ilegalisht në Britanisë e Madhe ishin me origjinë shqiptare. Zëvendësdrejtori i Forcave Kufitare Martin Coates tha: “Burrat ishin mbërthyer në zgavër në atë arkivol si kosh”

“U desh oficerëve më shumë se 20 minuta për të hequr bulonat dhe për të hequr bordet.” “Për fat të mirë burrat ishin në gjendje të mirë shëndetësore”/TCh

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI