Flash

Kryemadhi: Teatri i ka rezistuar tërmeteve, do t'i rezistojë edhe një kufome politike si Edi Rama!

Lapsi.al 16 May 2020
Kryemadhi: Teatri i ka rezistuar tërmeteve, do t'i rezistojë edhe

Pas qëndresës deri në mëngjes te Teatri, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha një prononcim për gazetarët, duke thënë se Teatri do t’i rezistojë një kufome politike si Edi Rama.

Kryemadhi u shpreh se SPAK duhet të veprojë që të zgjidhë atë që Rama dhe grupet e tij kriminale kanë krijuar përmes deformimit dhe manipulimit.

"Kemi qëndruar për të mos lejuar dhunimin e kësaj godine që i ka rezistuar tërmeteve me të fuqishëm. Do i rezistojë edhe një kufomë politike si Edi Rama. Kjo rezistencë do të jetë e përnatshme që askush të mos gënjejnë momentet si skutha si ai vendi i paligjshëm i mbledhjet se këshilli bashkiak.

Qytetarët i kanë zgjatur jetën këtij teatri kundrejt një vendimi të paligjshëm, edhe SPAK duhet të veprojë që ata njerëz kanë krijuar përmes deformimit dhe manipulimit të zgjidhet, që e ka krijuar Rama me grupet e tij kriminale.

Qytetarët duhet të vazhdojë jetën të qetë sepse shqiptarët po e ndiejnë çdo ditë e më shumë varfërinë në jetën e tyre. Mjafton të merremi vetëm me studentët me paratë që kanë humbur me shtëpitë me qira.

Artistët dhe qytetarët që qëndrojnë këtu, bizneset që janë mbyllur dhe qytetarët që kanë humbur punë. Kemi qenë një grup modest gjithë natën, s’kemi pasur probleme. Kjo qëndresë do të vazhdojë gjithë netët e tjera.

Kanë pasur besimin se do të largoheshim, punonjësit e bashkisë kanë qenë nën gatishmëri. Hyrjet dhe daljet e bashkisë kishte punonjës që ishin në gatishmëri, dhe u larguan pasi kuptuan që ne nuk do të lëviznim.

Këtu në shesh do të jenë të gjithë faktorët politikë dhe jo politikë. Ka shumë edhe nga shoqëria civile. Do të jetë i gjithë fronti opozitar, qytetarët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", tha Kryemadhi.

Të këshilluara

Mbyllja e RTV Ora, vjen reagimi nga AMA

Pas masave të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor ndaj Rtv Ora, me gjobë dhe vendim për mbyllje, vjen dhe reagimi i AMA, e cila bën një hap pas në këtë drejtim...

22:58

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI