Flash

Kryemadhi tek Teatri: Makutëria e të çmendurit kaloi çdo masë!

Lapsi.al 15 May 2020
Kryemadhi tek Teatri: Makutëria e të çmendurit kaloi çdo

Monika Kryemadhi deklaroi nga Teatri Kombëtar se asnjë vend në botë nuk do të rrënojë kulturën e tij, përveç Edi Ramës. Sipas kryetares së LSI, shembja e teatrit nuk është emergjenca dhe problemi i madh që zgjidh varfërinë dhe situatën ku ndodhen shqiptarët.

Mes të tjerash, Kryemadhi u shpreh se strategjia e opozitës për mbrojtjen e teatrit nuk është forca dhe dhuna, por është një betejë e moralit përballë imoralitetit.

“Sot, siç është zgjuar çdo shqiptar, do doja të ishte zgjuar dhe drejtësia dhe të qëndronte në krah të tyre dhe jo të zvarrisë çdo process. Ky është një ngërç idiot që ka krijuar Rama në marrëdhënie me qytetarët, artistët. Rasti i teatrit është absurd, ku makutëria e një të çmenduri që na ka marrë peng të gjithëve ka kaluar çdo masë. Është një koalicion qytetar, sese këtu ma qindra e mijëra qytetarë që nuk kanë bindje politike. Ata janë ekstremistë, në kuptimin e mirë të fjalës, që kanë qenë në mbrojtje të teatrit.

Nuk kam parë asnjë vend të rrënojë kulturën e tij. Rama ka Piramidën, le të shkojë ta ndërtojë atë. Nuk është sot emergjenca dhe problemi i madh, që zgjidh varfërinë dhe situatën në të cilën janë shqiptarët, shembja e teatrit. Nëse ne do ngelemi të na mbrojnë diplomatët teatrin, keq më vjen që e paska marrë ferra uratën. Ne jemi shumë të qartë në strategjinë për mbrojtjen e teatrit, që nuk ka të bëjë me forcën, por me moralin. Është beteja e moralit përballë imoralitetit”, tha Kryemadhi.

Të këshilluara

Mbyllja e RTV Ora, vjen reagimi nga AMA

Pas masave të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor ndaj Rtv Ora, me gjobë dhe vendim për mbyllje, vjen dhe reagimi i AMA, e cila bën një hap pas në këtë drejtim...

22:58

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46