Flash

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë: Mbyllja e RTV Ora një keqpërdorim i pastër pushteti

Lapsi.al 15 May 2020
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë:

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me vendimin për mbylljen e RTV ORA, duke shprehur solidaritet me kolegët e televizionit.

Në reagim thuhet se ky akt është një gjest selektiv, aspak në proporcion me dëmin e pretenduar, një keqpërdorim i pushtetit me pretekst epideminë, për të intimiduar mediat.

Deklarata e plotë: 

'Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë solidarizohen me kolegët e Radio Televizionit Ora, që po përballen me një akt selektiv për mbylljen e aktivitetit, me pretendimin e shkeljes së rregullave anti Covid në transmetimet televizive.

Shoqatat tona e konsiderojnë këtë akt, një gjest selektiv, aspak në proporcion me dëmin e pretenduar, një keqpërdorim i pushtetit me pretekst epideminë, për të intimiduar mediat. Një zell selektiv ndaj RTV Ora, që nuk u përdor në raste të ngjashme.

Ky akt përbën një precedent të rrezikshëm, që mund të përdoret edhe ndaj mediave kritike me qeverinë, edhe pse vendi është në fazën e lirimit të masave shtrënguese për shkak të Covid-19.

Shqipëria është ndër vendet e rralla, ku masmedia nuk është ndihmuar aspak financiarisht nga qeveria, pavarësisht se kanë bërë të ditur vështirësi serioze financiare në kushtet e epidemisë së Covid. Për pasojë ky zell selektiv për të ndëshkuar median është keqpërdorim i pastër i pushtetit, si dhe akt censure ndaj një medie kritike ndaj qeverisë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bëjnë thirrje qeverisë të tërhiqet nga akti selektiv për mbylljen e RTV Ora, e të mos cënojë mediat, të cilat kanë qenë në linjën e parë të kësaj sfide edhe shqiptare, për të informuar qytetarët, pasqyruar situatën në terren e përcjellë mesazhet edhe të vetë qeverisë, pa asnjë lloj ndihme prej kësaj të fundit! 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46