Flash

Hapja e kufirit/ Kurti i përgjigjet Ramës: Drejtues i qeverisë jam unë

Lapsi.al 15 May 2020
Hapja e kufirit/ Kurti i përgjigjet Ramës: Drejtues i qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha në një konferencë për media se vendimi për hapjen graduale të kufirit me shtetin e Shqipërisë do të jetë shkencore, e jo politike.

Ai iu përgjigj edhe deklaratave të një nate më parë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me hapjen e kufirit midis dy shteteve.

“Unë nuk e kam parë atë emision, por ne jemi të interesuar se porsa të hapen sadopak kushtet ta bëjmë këtë hapje të kufirit, veçse ta dini që vendimet tona, nuk janë politike, nuk janë demokratike sa janë shkencore, sepse bazohen në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Unë jam kryeministër në detyrë, unë nuk kam dilema për këtë gjë, kush ka dilema duhet të pyeten ata. Dje kam takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, ku kemi biseduar për shumë gjëra, ndër të cilat edhe hapja e kufirit”, tha Kurti.

Dje, kryeministri Rama u shpreh për një hapje të mundshme graduale të kufirit, por se pret të koordinohet me Prishtinën zyrtare pasi të dijë me kë të flasë.

"Po, dakord, patjetër, ne jemi gati, por po presim të koordinohen në Kosovë të gjithë që ta dimë që me kë do të flasim atje ndërkohë që do të hapim apo s’do ta hapim", u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46