Deklaratat e Ramës për legalizim kanabisi duket se po japin efekt tek kultivuesit.
Ka qenë policia e Krujës dhe FNSH Tiranë aqë përmes dronëve ka zbuluar 41 vende që janë hapur rishtar për kultivimin e kanabisit.
“Në kontroll Policia e Krujës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe FNSH Tiranë, në zonën Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike” – njofton policia.
Gjithashtu, po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.