Flash

Skocia mbyll kampionatin: Celtic kampion me votën e Dundee FC, shpërthen kaosi

Lapsi.al 18 April 2020
Skocia mbyll kampionatin: Celtic kampion me votën e Dundee FC,

Për një votë, Celtic…fiton kampionatin skocez. Kaosi i vendimit nga ana e Scottish League mbi fatet e sezonit është zgjidhur falë preferencës së munguar, asaj të Dundee FC. Vota e klubit, që kishte zgjedhur të tentonte të conte në fund turneun, nuk është regjistruar në kohë. Por në periudhën mes mbledhjes së parë dhe shprehjes së mendimit të ri, në ato anë kanë ndryshuar mendim, jo pa polemika, duke qenë se ka dyshime për tentativë të shkëmbimit të votës. E sipas asaj që bën të ditur Marca, 2019/20 në Skoci (pa llogaritur ndonjë ndërhyrje të UEFA) kalon në arkiv, jo pa pasoja.

GLASGOW… – Ndërkohë, Celtic Glasgow duhet të marrë në shtëpi zyrtarisht titullin, të 9-in radhazi, falë 13 pikëve avantazh ndaj rivalëve të përjetshëm të Rangers. Skuadra bardhejeshile me shumë mundësi do të kishte fituar në të gjitha rastet, por kjo nuk e pengon anan protestante e blu të qytetit të mos e vlerësojë vendimin. “Votimi ishte një katastrofë, duhet hapur një hetim për këtë”, ka pretenduar Steven Gerrard. Tekniku i Rangers nuk do ta shohë të mbyllet sezoni i tij i parë si trajner në këtë mënyrë, por nëse vendimi mbetet në fuqi, Neil Lennon mund të shtojë në palmares titullin e 10 në Skoci, i pesti si trajner i Hoops pasi ka fituar 5 si lojtar.

DUNDEE – Por edhe Dundee nuk i ka shkuar mirë, sepse vota e Dundee FC, që i ka dhënë fund sezonit, ka patur efekt kolateral: i ka dorëzuar zyrtarisht titullin e Championship (divizioni i dytë) kushërinjve të Dundee United. Edhe në këtë rast kishte pak dyshime, duke parë se ata e kishin dominuar turneun e me tetë javë nga fundi udhëhiqnin me 14 pikë mbi Inverness. Problemi është se duke votuar për pezullimin, Dundee FC (i treti në klasifikim) mundësia për të luajtur play-off është përjashtuar, duke marrë parasysh që për promocionin dhe rënien duhet të vlejnë vetëm pozicionet që japin një verdikt të ndryshëm. Me pak fjalë, një konfuzion i madh. Në pritje të kuptohet cfarë do të vendosë UEFA, që vazhdon të kërcënojë të përjashtojë nga Kupat, federatat që nuk rifillojnë turnetë…

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI