Flash

Djokovic, Federer e Nadal, të mëdhenj edhe jashtë fushe: "Fond solidariteti për tenistët në vështirësi"

Lapsi.al 18 April 2020
Djokovic, Federer e Nadal, të mëdhenj edhe jashtë fushe:

Novak Djokovic, Roger Federer e Rafael Nadal kanë bërë bashkë një seri propozimesh për tia paraqitur ATP-së për krijimin e një fondi mbështetës për kolegët e tyre në vështirësi. Nëse Shoqata e tenistëve profesionistë do të akordojë një milion dollarë për të ndihmuar lojtarët e klasifikuar mes vendeve 150° e 400° të renditjes, treshja më e mirë e botës propozon një kontribut ekonomik për ata që zënë nga vendi i 250 në të 700 në klasifikimin botëror.

"250 lojtarët e parë (të paktën pjesa kryesore e tyre) kanë luajtur këtë vit në Australian Open, që i garanton atyre një sasi parash - ka deklaruar 32 vjecari serb Djokovic, presidenti i këshillit të lojtarëve, në letrën e tij - Është përtej vendit të 250° që bëhet lufta e vërtetë financiare e këta janë lojtarët që duhet të ndihmojmë. Shumë prej tyre po mendojnë të braktisin tenisin profesionist sepse thjesht nuk mund të mbijetojnë ekonomikisht. Fatkeqësisht, ka shumë lojtarë në grupin mes vendeve 250° e 700° që nuk mbështeten nga federatat apo që nuk kanë sponsor. ATP ka rreth 700 anëtarë e duhet të mundohemi ti ndihmojmë të gjithë. Janë baza e tenisit dhe sportit profesionist".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI