Flash

Iniesta i frikësuar nga depresioni: "Stadiumi plot më dëshpëron"

Lapsi.al 18 April 2020
Iniesta i frikësuar nga depresioni: "Stadiumi plot më

Fantazmat e Iniestas janë rizgjuar nga koronavirus. "Sa herë që shoh foton e një ndeshje apo stadiumi plot, ndihem i dëshpëruar", ka rrëfyer Andres për Guardian. Kampioni spanjoll, ish-ylli i Barcelonës që fitoi gjithcka, po kalon ditët e vështira në shtëpinë e tij në Kobe, në Japoni, ku jeton që kur u largua nga Barcelona. Fusha është larg e ai vuan. Ditë vetmie dhe një pritje që dobëson nervat, e në sfond është kujtimi që nuk është fshirë kurrë, i kohës kur u përfshi në humnerën e depresionit. Një kohë e largët dhe e kaluar, por që duket sikur dëshiron të trokasë përsëri tek porta.

Koronavirus e bllokimi i kampionatit kanë trazuar jetën e dytë sportive të Iniesta, kampion bote e Europe me Spanjën, futbollisti gjenial i gjeometrive të futbollit, aq shumë i dashur nga të apasionuarit e futbollit. Tani luan për Vissel Kobe, stacioni i fundit përpara se të tërhiqet, por këtë herë kampionati nuk pati kohë as të fillonte në 21 shkurt, sepse në 25 u ndalua për shkak të Covid-19. Që atëherë, 55 ditë mes pritjes e shtyrjeve të vazhdueshme.

Që kur shpërtheu pandemia, kampioni spanjoll jeton i mbyllur në shtëpinë e tij në Kobe me gruan dhe katër fëmijët, i fundit nga të cilët vetëm pak muajsh. Nuk del gati kurrë, edhe pse mundet: lajmet nga Spanja na "kushtëzojnë", thotë. Kështu bën gjimnastikë në shtëpi e pret. "Do të ketë një para e një pas koronavirus", komenton ai, duke ëndërruar ditën kur mund të luajë përsëri.

"Nga fillimi i pandemisë - thotë Iniesta - shkollat u mbyllën, manifestimet e masës u anulluan. Përdorimi i maskës e masave higjenike këtu janë gjëra normale e kjo ndihmoi në pengimin e shpërndarjes së virusit. Tani vetëm po presim, duke qendruar në shtëpi, duke dalë sa më pak të jetë e mundur. Në terma afatshkurtër e afatmesëm, virusi është i destinuar të ketë një impakt social e ekonomik në të gjithë nivelet. Asgjë nuk do të jetë më si më parë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI