Flash

"Juventus i rrethuar nga urrejtja, pas ndalimit dua dy finale" Maurizio Sarri flet me zemër të hapur

Lapsi.al 17 April 2020
"Juventus i rrethuar nga urrejtja, pas ndalimit dua dy finale"

Maurizio Sarri ka folur si asnjëherë më parë i ftuar në "Në shtëpi me Juve", formati në streaming i Juve TV, duke u përballur me argimentat e futbollit e jetës: "Kam qarë për futbollin, më tepër nga vuajtjet duke qenë se nuk kam fituar shumë - ka pranuar tekniku toskan -Këtu tek Juventus më ka goditur sa dashuria, aq edhe urrejtja ndaj nesh në të gjithë Italinë. Udhëtimi i parë pas karantinës? Roma, për finalen e Kupës së Italisë. Pasaj ndonjë qytet europian sepse do të thotë që kemi avancuar në Champions...".

Mes anekdodave kurioze (si kur takoi Dustin Hoffman në barin e Figline Valdarno) e rrëfimit të dashurisë për Charles Bukoëski e John Fante, Sarri ka folur për izolimin e mënyrën si kalon kohën: “Po rishoh ndeshjet tona e po i studioj, por po mundohem edhe të shkëpus mendjen sepse mund të na duhet të luajmë për 14-15 muaj radhazi nëse do të rinisim përpara verës. Për pjesën tjetër lexoj shumë e shoh ndeshjet historike. Sa herë shoh Milanin e Sacchi mendoj se ishte 20 vjet para të gjithëve”.

Karakteri i tij, sidoqoftë, ka bërë që të ketë edhe vështirësi në raportet njerëzore me lojtarët e tij: “Djemtë janë të disponueshëm në të gjitha kategoritë, me profesionistët duhet pak më tepër kohë. Tek Chelsea, pata një raport konfliktual me dhomat e zhveshjes në 6 muajt e parë, por kur u largova qanin të gjithë. Flas shumë për gabimet e pak për gjërat e bëra mirë, në fillim mund të jetë e rëndë, por pastaj të vlerësohet ndershmëria. Raportet më të ngushta i kam me lojtarët që kanë luajtur më pak me mua. Më telefonojnë shpesh, sidomos ata që janë në fund karriere e duan të fillojnë të trajnojnë”.

Që kur ka ardhur tek Juve, Sarri ka mësuar cdo të thotë të jesh tek skuadra më e dashur e më e urryer e vendit, duke rrëfyer edhe keqardhjen e pritjes nga tifozët kundërshtarë: “Në cdo vend të Italisë jemi rrethuar nga të dyja, dashuria e urrejtja. Për të gjithë jemi gjithnjë të favorizuar nga arbitrat, pastaj sheh numrat e kupton dicka tjetër. Jam fërshëllyer në Napoli, një qytet të cilit i kam dhënë shumë. Jam sulmuar nga tifozët e Fiorentinës me fyerje për nënën time. E gjitha kjo më ka lidhur shumë me bardhezinjtë. Kur sulmohesh kështu nga jashtë, lidhesh fort përbrenda”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI