Flash

Strakosha në podiumin e portierëve në Europë: Lazio kërkon ta blindojë

Lapsi.al 17 April 2020
Strakosha në podiumin e portierëve në Europë: Lazio

I treti në Europë për përqindje pritjesh, Lazio është gati ti rinovojë kontratën portierit shqiptar: marrëveshja e tij me klubin përfundon në 2022, por bardhekaltrit duan ta zgjasin deri në 2025. Foto, i ati, duhet të jetë krenar. Cdo ditë që kalon i biri Thomas bëhet edhe më i madh, aq sa të nisë të errësojë mitin e tij. Sepse Foto Strakosha, nuk është një personazh i cfarëdoshëm në Shqipëri - shkruan Gazzetta dello Sport -. Kapiten i kombëtares kuqezi në vitet '90, ka qenë e vazhdon të jetë një ikonë e futbollit në vendin e shqiponjave. Por i biri Thomas, prej katër vjetësh portieri i Lazio e prej dy në portën e të njëjtës kombëtare, në të cilën i ati ishte një emblemë, ka arritur tashmë një nivel që e vendos gradualisht në të njëjtën pozitë me atë atij. E është vetëm 25 vjec.

NË PODIUMIN EUROPIAN — Portieri lacial është tashmë portieri i tretë më i mirë në europë në sezon. Klasifikimi është ndërtuar jo në bazë të numrit të golave të pësuar (shifra që do të ishin sigurisht relative) por mbi përqindjen e pritjeve të arritura. Strakosha ka neutralizuar 77,88 % të goditjeve të marra. Në pesë kampionatet europianë kanë bërë më mirë vetëm portieri i Liverpool Alisson (80,36 %) e ai i Reims Rajkovic (79,07 %). Nga ana tjetër, me 23 gola të pësuar në 26 javë, Strakosha udhëheq mbrojtjen më pak të mundur të Serie A. E merita nuk mund të jetë vecse e tij, pa anashkaluar mënyrën se si Lazio po kujdeset këtë vit për fazën difensive. Podiumi europian është një medalje që i shtohet arritjeve të përmbushura nga portieri bardhekaltër. Duke nisur nga Kupat e fituara me Lazio: Superkupa e 2017, Kupa e Italisë në 2019 e Superkupa e dhjetorit të kaluar. Trofe në të cilët Strakosha ishte vendimtar.

RINOVIMI FARE PRANË — Rritja e tij e dukshme ka tërhequr interesin e shumë klubeve europianë. Sidomos në Premier, ku emri i tij ka përfunduar në axhendën e shumë shoqërive. Kontrata e tij me Lazio skadon në 2022, por mund të zgjatet shpejt deri në 2025 me një prekje të pagesës (Strakosha fiton dicka më shumë se një milion në vit). Është shpërblimi që klubi i tij dëshiron ti japë, por njëkohësisht edhe për ta blinduar, duke parë rreziqet që vijnë nga jashtë. Thomas po jeton momentin e tij të artë me natyrshmërinë e zakonshme, atë qetësi që e lejoi të përballonte pa stres debutimin në Serie A në moshën 20 vjecare e pastaj të ngjiste shkallët që e kanë sjellë këtu ku është sot.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI