Flash

"Koronavirus do favorizojë tregun shqiptar të futbollit": menaxheri Matraxhiu bën parashikimin optimist

Lapsi.al 16 April 2020
"Koronavirus do favorizojë tregun shqiptar të futbollit":

Argumenti më i nxehtë i momentit është sigurisht rikthimi i futbollit, apo nëse do të shkojë sezoni deri në fund, por në të dy variantet shpejt do të afrohet dritarja e merkatos së verës, që për herë të parë i gjen klubet shqiptare në një situatë delikate. Natyrisht emergjenca është shëndetësore por goditjen e ka marrë edhe ekonomia, duke bërë që investimet në merkato të jenë shumë më të kujdeshme. Por jo cdo e keqe vjen për të bërë keq. Kjo të paktën sipas menaxherit të futbollit Andi Matraxhiu, që beson se kjo është situata për të forcuar tregun vendas: "Nuk është se pritet një merkato e fortë - shpjegon menaxheri - që do të thotë pak prurje nga jashtë, duke qenë se ata janë lojtarët edhe që kanë pagat më të rënda për buxhetin e klubeve. Të gjithë do të jenë të kujdesshëm dhe mendoj se do të përqendrohen në tregun vendas dhe kjo është dicka e mirë, sepse do ti jepet prioritet lojtarëve shqiptarë dhe benefitet do të jenë për klubet tona, gjë që duhej të ishte bërë prej kohe, por ndoshta është momenti ta fillojmë".

Në këtë pikë, planet janë kaotike dhe të bazuara mbi nëse, apo sikur. Andi Matraxhiu, një prej menaxherëve që lëvron në futbollin shqiptar bën parashikimin e asaj që mund të vihet në skenë në verë, që lidhet ngushtë me zhvillimin që do të marrë pandemia shëndetësore: "Gjithcka është e lidhur me pandeminë, të cilën nuk mund ta dijë as shkenca se si do të zhvillohet: nëse do të lejojë nisjen e kampionatit, apo do të detyrojë mbylljen. Merkato në këtë pikë është në ajër, ashtu si hapësira që do ti përcaktohet asaj, sepse pa u mbyllur sezoni nuk mund të hapet merkato, edhe nëse kalohen afatet e zakonshme" shpjegon menaxheri. Dritarja e merkatos zakonisht i përket periudhës nga 1 qershori deri në 31 gusht, por shtyrja e kampionatit përtej muajit të parë të verës do të thotë edhe zgjatje e kontratave automatikisht deri në mbyllje të sezonit, që do të pasohet menjëherë me hapjen e merkatos.

Është një situatë e pazakontë në të gjithë nivelet, ndaj dhe FIFA po mendon për një dritare të tretë merkato, që mund ti shërbejë klubeve për të korigjuar gabimet në lëvizje. Federata ndërkombëtare kërkon të jetë më fleksibël në lidhje me datat e merkatos së ardhshme, si ka shpjeguar James Kitching, drejtori i rregullores futbollistike të FIFA, sipas të cilit do të kërkohet fleksibiliteti maksimal për ta adaptuar në kalendaret europiane. "Do të ketë shumë gabime nën presionin e nxitimit apo të tentativës për të mos shpenzuar - vazhdoi Matraxhiu - dhe mendoj se kjo hapësirë do të jetë shumë e leverdisshme për klubet që do të kenë mundësinë, përmes kësaj hapësire, të korigjohen".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI