Flash

Blatter sposton Botërorin 2022: "Në SHBA në vend të Katarit"

Lapsi.al 16 April 2020
Blatter sposton Botërorin 2022: "Në SHBA në vend të

Nga Katari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një tentativë për ti dhënë frymëmarrje lojtarëve që do të gjendeshin përpara presionit të luanin njëri pas tjetrit dy turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtarë. I intervistuar nga e përditshmja gjermane Bild, Joseph Blatter kthehet mbi hetimet për korrupsion në lidhje me dorëzimin e Kupës së Botës Rusisë e Katarit, duke dhënë edhe një zgjidhje të re: "Botërori2022? Mund ta organizojnë Shtetet e Bashkuara në vend të atij 2026, duke ndryshuar kohët. Edhe Japonia mund ta bëjë dhe e di që janë ofruar".

Ish-presidenti i Fifa-s shpjegon përsëri: "Fatmirësisht kompeticioni do të jetë ende me 32 skuadra e jo me 48 si do të kishte dashur Infantino. Edhe Gjermania mund ta organizojë, por do të thoshte që të luhej përsëri në Europë".

Në lidhje me skualifikimin si pasojë e skandaleve që përfshinë Fifa-n, Blatter, 84 vjec, shprehet: "Hetimet janë pjesë e një komploti kundër meje. Reagimi më i mirë i Fifa-s ndaj të gjithë kësaj, do të ishte të më nominonte president nderi. Do ta meritoja".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI