Flash

Favorin e 2006-ës për Liverpool e pretendon tani Atletico Madrid: zgjidhja, një wild card në Champions

Lapsi.al 17 April 2020
Favorin e 2006-ës për Liverpool e pretendon tani Atletico Madrid:

Jashtë nga Champions? E vetmja mundësi, e hipotezuar nga Lega e futbollist spanjoll, përcaktimi i vendeve në Europë duke kristalizuar klasifikimin, ka shpërthyer alarmin në shtëpinë e Atletico Madrid, i përjashtuari i luksit nga kompeticioni më i rëndësdishëm europian për sezonin e ardhshëm. Liga, sot, do të kualifikonte Real, Barcellona, Sevilla e Real Sociedad, duke e dërguar në Europa League Simone e të besuarit e tij, duke vënë në krizë llogaritë ekonomike të klubit. Nga ky motiv, Colchoneros kanë nisur punën për të gjetur në federatë një spond me Uefa-n e për të marrë, në këtë mënyrë, një wild card për Champions League 2020/21.

Duket një cmenduri e parealizueshme, por ka një precedent që mund ti vijë në ndihmë Atleticos: në 2006, në fakt, Liverpool fitues i Kupës nuk u kualifikua për në Champions e mori, falë ndërhyrjes së Premier, një kalim special për të mbrojtur titullin në edicionin e mëpasshëm. E duke qenë se Colchoneros kanë eleminuar pikërisht kampionët në fuqi këtë vit e, ndryshe nga Real e Barcellona (që nuk kanë luajtur ende ndeshjet e kthimit të 1/8), janë e vetmja skuadër spanjolle e kualifikuar në cerekfinale, shpresojnë të marrin pjesë në Champions me ftesë të Uefa. Për më tepër e pretendojnë, duke qenë një nga pak skuadrat gjithnjë prezent në shtatë edicionet e fundit.

Në rast përjashtimi, dëmi do të jetë i konsiderueshëm: si për shkak se, mesatarisht, Atletico ka cuar në shtëpi rreth 70 milionë në sezon nga Champions. Ashtu dhe për llogaritë e bëra nga klubi, që ka investuar shumë e mund të dështojë të futet në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube për faktorë të jashtëm.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI