Flash

Katër emra për të zëvendësuar Lautaro: Inter ka të parin në listë Werner

Lapsi.al 17 April 2020
Katër emra për të zëvendësuar Lautaro: Inter ka të

Në pritje të kuptojë nëse tratativa me Barcelonën për Lautaro Martinez do të përfundojë me sukses, Inter ka nisur të shohë përreth për një alternativë të rëndësishme për argjentinasin. Në tavolinën e Beppe Marotta, shkruan Gazzetta dello Sport, kanë përfunduar emrat e katër lojtarëve të rëndësishëm që mund të bënin të lumtur Antonio Conte: Timo Werner, gati të largohet nga Leipzig në fund të sezonit, Anthony Martial i Manchester United, talenti i Lille Victor Osimhen e madrileni Luka Jovic. Këtyre mund tu shtohet edhe Pierre-Emerick Aubameyang, që gjithësesi nis më i disfavorizuar në listën e zikaltërve.

Njerëzit e merkatos zikaltër kanë nisur prej kohësh të marrin informaacion mbi zëvendësuesit e mundshëm të argjentinasit. Emri i parë në listën e Marotta është ai i Timo Werner, lojtar që shënon shumë e që i pëlqen Antonio Contes. Problemi është se sulmuesi i Leipzig, në skadencë në 2023, është prej koësh në shënjestrën e Bayern Mynih, por ndiqet gjithashtu edhe nga Jurgen Klopp e Liverpool i tij. Kështu, konkurenca është e madhe e kjo mund të rrisë ndjeshëm koston e kartonit të lojtarit muajt e ardhshëm. Werner për momentin ka një klauzolë pre 60 milionë, që skadon në 30 prill.

Sulmuesi teorikisht më lehtë i arritshëm është Luka Jovic. Pas blerjes së fuqishme të merengues, sezoni i serbit ishte i dështuar dhe shumë shpejt sulmuesi mund të deklarohet jashtë projektit të Real Madrid. Në fakt Blancos e kanë ulur vlerën e lojtarit sa mund të marrin në konsideratë edhe një huazim me të drejtë blerje. E megjithatë, bëhet fjalë për një vlerë prej 50 milionësh.

E njëjta shifër edhe për Anthony Martial, që ka një situatë ndryshe. Një vit më parë sulmuesi i United ishte një tepricë, por sot është bërë me rol qendror për lojën e Solskjaer. Kjo gjë natyrisht nuk është në favor të atyre që kanë hedhur sytë nga sulmuesi. Conte, duke patur parasysh aventurën në Premier, e njeh dhe e vlerëson francezin. E ndoshta mund ta bindë të ndryshojë ambjent. Por pavarësisht raporteve të mirë mes klubeve, negociatat me Manchester nuk janë asnjëherë të lehta.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI