Flash

Të gjithë duan rifillimin, përveç Willian: "Kam frikë se marr koronavirus"

Lapsi.al 17 April 2020
Të gjithë duan rifillimin, përveç Willian: "Kam

Në kohën kur Premier League është e bashkuar në idenë për të përfunduar sezonin, mes lojtarëve ka nga ata, si Willian që pranojnë se janë shumë të shqetësuar. "Mund të fillonim të luanim pa tifozë, por mund të ketë kontakte në fushë që mund të na transmetojmë virusin - ka thënë braziliani për Associated Press -. Nëse marr virusin, pastaj kthehem në shtëpi pas ndeshjes për të qendruar me familjen e mund ti ngjis gruas ose vajzave të mia. Duhet të jemi të kujdeshëm për këtë".

Të luash me duar të mbyllura është një kusht për rinisjen e kampionatit: "Nuk është ide e keqe por duhet të ndjekin me shumë kujdes cfarë ndodh. Ndoshta një lojtar mund të ketë virusin e zbresim në fushë njëri kundër tjetrit, kupton?".

Në video-intervistë, braziliani që shklon në skadencë në 30 qershor e në gjurmët e tij është edhe Juventus, kujton shqetësimin e madh kur shoku i tij Callun Hudson-Odoi rezultoi pozitiv ndaj testit. "I kemi shtrënguar dorën e jemi përqafuar - ka përfunduar ai - Kështu që pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirus mendoj se të gjithë ishim të shqetësuar për këtë fakt. Por asnjë nga shokët nuk pati asnjë simptomë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI