Flash

Dramë në Francë: 94% e lojtarëve nuk duan të kthehen në fushë

Lapsi.al 18 April 2020
Dramë në Francë: 94% e lojtarëve nuk duan të kthehen

Në fushë nuk duan të kthehen, të paktën jo pa patur siguri shëndetësore të përshtatshme. Mazhoranca e lojtarëve të Ligue 1 e 2 rreshtohet për kundërshtimin e rifillimit të kampionatit. Kjo është ajo që del nga një sondazh i sindikatës së lojtarëve, Unfp, në të cilin janë regjistruar 94% e lojtarëve profesionistë në Francë. Një rezultat i ngjashëm me atë të lojtareve femra që preferojnë të mos rrezikohen nga infektimi me Covid-19.

SHQETËSIMI— Lojtarët, të ngacmuar me një modul online për tu kompletuar në mënyrë anonime, kanë shprehur shqetësime të dukshme për epideminë që ka detyruar autoritetet të pezullojnë kampionatet. Gati të gjithë kundër një rifillimi në mungesë të masave të përshtatshme për të garantuar shëndetin. E nuk i pëlqen as prespektiva për të luajtur në stadiume pa tifozë. 80%, për më tepër, sipas publikimit të bërë nga L'Equipe, i kundërvihet idesë për të zeruar gjithcka, duke preferuar të zyrtarizohet si përfundimtare klasifikimi i javës së fundit të luajtur.

KONTROLLET — Bëhet fjalë për sinjale të qarta nga ana e protagonistëve të futbollit francez. Liga, në këto ditë, po zhvillon një plan për rinisjen lidhur me daljen progresive nga izolimi, njoftuar për në 11 maj nga presidenti i Republikës Emmanuel Macron. Synohet kështu të rifillojnë stërvitjet në fund të majit me kontrolle të shumta e grumbullime të skuadrave, për të rikuperuar 10 javët e mbetura nga 17 qershori në 25 korrik. Është e njohur tashmë data e sezonir të ri, shtyrë me tre javë në 23 gusht. Zyrtarizim i nevojshëm për të programuar derdhjen e të drejtave tv.

ANKIMIMI — Ndërkohë, Federata franceze ka pezulluar përfundimisht të gjithë kampionatet amatore, nga divizioni i katërt e poshtë. Por Sedan, i dyti në National 2, -5 nga kreu me vetëm 4 gola të pësuar në 21 javë, ka përgatitur ankimimin si përpara Komitetit olimpik ashtu dhe Gjykatës administrative. Një precedent që mund ta bëjë edhe më të komplikuar cdo vendim të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI