Flash

Champions e Europa League, ja datat e përcaktuara për të gjitha ndeshjet

Lapsi.al 18 April 2020
Champions e Europa League, ja datat e përcaktuara për të gjitha

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e kompeticioneve europiane: mes të martës 21 e të enjtes 23 prill, Uefa do të mblidhet së bashku me 55 federatat e saj, klubet e Eca e ligat europiane për të vendosur datat se kur do të rinisë e kur do të përfundojë Champions e Europa League. Sipas një informacioni paraprak të Sky Sport, për momentin hipotezat në tavolinë janë dy, nga të cilat një më e pritshme: kompeticionet europiane do të luhet të gjitha në gusht.

Uefa ka vendosur prej kohësh 31 gushtin, kur kampionatet kombëtare duhet të jenë të mbyllur, si limit i pakalueshëm për të mos kondicionuar sezonin pasardhës, por tani janë përcaktuar edhe datat e sakta për dy Kupat.

CHAMPIONS LEAGUE - Ditët e vendosura për rinisjen, që do të thotë zhvillimin e kthimit të 1/8 të finaleve, janë 7 e 8 gusht e pastaj skuadrat e kualifikuara në cerekfinale duhet të përballen me një tur force me ndeshje cdo tre ditë deri për të mbërritur tek finalja, e parashikuar për në 29 në stadiumin Ataturk të Stambollit. Cerekfinalet e vajtjes duhet të luhen në 11 ose 12 gusht, me kthimin në 14 ose 15, ndërsa gjysëmfinalet duhet të luhen mes 18-19 (vajtje) e 21-22 gusht (kthim).

EUROPA LEAGUE - Rinisja e fiksuar për në 2 ose 3 gusht me sfidat e vajtjes së 1/8 të finales, e kthimin të programuar për në 6. Cerekfinaler janë parashikuar në 10 (vajtja) e 13 gusht kthimi, ndërsa në 17 e 20 duhet të jenë datat për gjysëmfinalet e finalja do të luhet në datën 27 në Arena Danzica, në Poloni.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI