Flash

Grafiku/ Eksperti i OBSH bën parashikimin për Kosovën: Dyfishim të rasteve çdo javë

Lapsi.al 13 April 2020
Grafiku/ Eksperti i OBSH bën parashikimin për Kosovën: Dyfishim

Kosova shënoi një numër rekord të infektuarish të shtunën, 79 pozitivë brenda një dite. Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Merkur Beqiri thotë se koha mesatare e dyfishimit të rasteve me koronavirus në Kosovë është shkurtuar në afërsisht një javë. Përmes një grafiku të përditësuar, të skenarëve të parashikimit të përhapjes së koronavirusit ai ka paralajmëruar për kujdes të shtuar.

“Koha mesatare e dyfishimit të infeksioneve në Kosovë ra sot më keq në 6.8, nga 9.3 sa ishte dje. Kjo nënkupton dyfishim potencial të rasteve përafërsisht për çdo javë nëse nuk ndryshon diçka ose te virusi, ose tek ne” – shkroi ai në Facebook.

“Virusin nuk mund ta ndryshojmë, por tek vetvetja mund të ndikojmë, po ashtu edhe tek njerëzit rreth nesh. Thërrasim për vigjilencë, vetëdije, konsideratë për vete, për familje, për komunitet dhe për të gjithë popullin”, - shkruan ai.

Image

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI