Flash

Gjermanët ndryshe nga të gjithë: Zgjatni masat e kufizimit të lëvizjes

Lapsi.al 13 April 2020
Gjermanët ndryshe nga të gjithë: Zgjatni masat e kufizimit

Në një sondazh të institutit të opinionit, YouGov shumica e gjermanëve janë shprehur për zgjatjen e masave të kufizimit përtej datës 19 prill. Të mërkurën vendoset për lirimin apo vazhdimin e kufizimeve.

Gjermanët janë kundër lirimit të masës për ndalimin e kontaktit në luftë kundër pandemisë së Coronës. Në një sondazh të institutit, YouGov me porosi të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, 44% e gjermanëve duan zgjatjen e masave të kufizimit përtej datës 19 prill, dhe madje 12% e të anketuarve kërkojnë ashpërsimin e tyre. Vetëm 32% janë për lirimin e masave dhe 8% për heqjen e plotë të masave të marrë nga federata dhe landet gjermane në luftë kundër Coronës.

Të mërkurën e kësaj jave, kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve konsultohen për mënyrën e veprimit përtej 19 prillit. Në shumicën e landeve gjermane, qytetarët mund të lëvizin të lirë jashtë, por vetëm nga dy vetë. Gruppe të vogla lejohen jashtë vetëm me personat që banojnë së bashku në një familje.

Ndërkohë në Gjermani sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, RKI numri i infeksioneve është rritur me 2537 vetë, në 123.016 gjithsej. Brenda 24 orësh janë njoftuar 126 raste të tjera vdekjesh në lidhje me pandeminë, bëri të ditur RKI. Sipas Institutit 64.300 vetë janë shëruar. Pra për herë të parë shënohet një shifër më e lartë e të shëruarve se të sëmurëve./DW

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI