Flash

Dy tërmete gjatë natës shkundin Durrësin dhe Thumanën

Lapsi.al 13 April 2020
Dy tërmete gjatë natës shkundin Durrësin dhe Thumanën

Gati 5 muaj nga tragjedia së 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur, toka vazhdon të dridhet në Durrës dhe rrethinat e tij. Gjatë natës së kaluar një tjetër tërmet ka goditur këtë zonë.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave lëkundja ishte me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter me epiqendër detin Adriatik pranë Gjirit të Lalzit. Goditja u shënua rreth orës 22.03 e pasuar nga një lëkundje e dytë më e vogël rreth një orë më pas.

Lëkundja e dytë e kishte epiqendrën në zonën e Thumanës pranë Fushë Krujës me magnitudë 2.4. Nuk raportohen dëme materiale, por paniku te qytetarët ka qenë i ndjeshëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI