Flash

Thyen karantinën/ Në pranga një berber, tregtarët e maskave dhe pronari i një lokali ilegal

Lapsi.al 13 April 2020
Thyen karantinën/ Në pranga një berber, tregtarët e maskave

Policia thotë se vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, për ndëshkimin e administratorëve të lokaleve dhe të njësive të tjera tregtare që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, si dhe të atyre që përfitojnë duke fshehur të ardhurat, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në Durrës, shërbimet e Policisë kanë konstatuar për herë të dytë në lagjen 12, Durrës, shtetasin N. K., i cili ushtronte aktivitetin në kundërshtim me këtë Akt. Ai ishte zbuluar nga Patrulla e Përgjithshme edhe më datë 7 prill, duke ushtruar aktivitetin e berberit në mënyrë të paligjshme. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës u mor masa e pezullimit të aktivitetit për 6 muaj.

Në Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. H. dhe D. K., të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim i taksave dhe tatimeve". Këta shtetas janë proceduar penalisht, pasi në rrugën "Myslym Shyri“, shtetasi E. H. është kapur nga shërbimet e Policisë duke tregtuar maska dhe doreza pa faturë tatimore, të cilat ia kishte dhënë për t’i shitur shtetasit D. K.

Ndërkohë, në Elbasan është proceduar penalisht, për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe “Fshehja e të ardhurave", shtetasi Z. Ç., banues në Elbasan, pasi në lagjen "Aqif Pasha", shërbimet e Policisë gjatë kontrollit konstatuan të hapur lokalin “Bar-Kafe” dhe brenda u gjetën disa persona që pinin kafe.

Po në Elbasan është proceduar penalisht dhe administrativisht shtetasi D. P., banues në Elbasan, pasi u kap duke ushtruar i papajisur me licencë, aktivitetin në lokalin e tij ”Bar-Kafe”, në lagjen “Sulë Paprri”.

Policia apelon për të gjithë administratorët e njësive tregtare që të mos abuzojnë me çmimet, pasi kontrollet do të jenë më të shtuara dhe në rast konstatimi të abuzimit me çmimet, do përballen me ligjin.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI