Flash

'Na morën emrat, po presim'/ Emigranti flet nga kufiri greko-shqiptar: Ka edhe të sëmurë

Lapsi.al 5 April 2020
'Na morën emrat, po presim'/ Emigranti flet nga kufiri

Situata e rënduar e shtetasve shqiptarë të mbetur në tokën neutrale mes Greqisë e Shqipërisë, vazhdon.

Në një lidhje telefonike me News24, një emigrant shqiptar tha se ndodhet në këtë zonë që ditën e premte dhe nuk i lejojnë të hyjnë, ndërkohë që mes tyre kanë dhe të sëmurë.

Ai tha se duan të kthehen pranë familjeve të tyre në këtë situatë të pandemisë së COVID-19, ndërsa shtoi se gjysmë ore më para nga ana e doganës shqiptare iu janë marrë emrat dhe tashmë janë në pritje.

“Që ditën e premte kemi ngelur në kufirin Greqi-Shqipëri. Jemi emigrantë, me letra greke, kthehemi për arsye familjare. Iu kemi thënë se çfarë problemesh kemi por thonë se kemi urdhër që të mos iu lëmë të hyni. Vetëm ata që marrin urdhër nga Ministria e Jashtme. Ka dhe të sëmurë. Është një 60-vjeçar mes nesh me probleme shëndetësore, kemi njoftuar ambulancën dhe nuk ka ardhur. Para 30 minutash punonjësit na kanë marrë emrat, po presim”, u shpreh Mhill Steaj në Kapshtica.

Ai tha se kanë ndezur zjarre për t’u ngrohur pasi moti ka qenë i ftohtë me shi e borë dhe se ushqimi mungon duke e vështirësuar më shumë gjendjen e tyre.

Të këshilluara

Infektohet me Covid-19 mjeku Roland Xhaxho

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se mjeku i njohur Roland Xhaxho është shtruar në spitalin Infektiv. MSH bën të ditur se mjeku ndodhet në gjendje shëndetë...

13:10

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI