Flash

Basha thirrje Ramës: Shtoni numrin e testimeve, transparencë për numrin e të infektuarve

Lapsi.al 4 April 2020
Basha thirrje Ramës: Shtoni numrin e testimeve, transparencë për

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se qeveria duhet të bëjë transparente kapacitetet laboratorike si dhe të shtojë numrin e testimeve për qytetarët.

“Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë! Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.”-shprehet Basha.

Statusi i plotë i Bashës:

Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët.

Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike.

Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë!

Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike.

Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë!

Të këshilluara

Infektohet me Covid-19 mjeku Roland Xhaxho

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se mjeku i njohur Roland Xhaxho është shtruar në spitalin Infektiv. MSH bën të ditur se mjeku ndodhet në gjendje shëndetë...

13:10

67 viktima nga koronavirusi në Greqi

Ka shkuar në 67 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi. Brenda 4 orësh kanë humbur jetën 4 pacientë. Sipas informacioneve, viktimat janë një burrë 84-...

12:48

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI