Flash

Basha: Qeveria të zbatojë kërkesën e OBSH, testime në masë për Covid-19

Lapsi.al 4 April 2020
Basha: Qeveria të zbatojë kërkesën e OBSH, testime në

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për shërimin e mjekut Dhimitër Kraja, i cili ishte infektuar me koronavirus.Më tej në mesazhin e tij ai ka kërkuar që të kryhet testim masiv i popullatës sikundër këshillon OBSH.

Mesazhi i plotë i Bashës

Është një lajm i gëzuar për mua personalisht dhe për çdo bashkëqytetar shërimi i Prof. Dhimitër Krajës.

Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë personelin mjekësor që po përballet sot me COVID-19. Për të gjithë ata mjekë, laborantë, infermierë, sanitarë e shoferë ambulancash që rrezikojnë çdo ditë jetët e tyre në shërbim të qytetarëve. Në këto ditë të vështira ata meritojnë angazhimin serioz të qeverisë për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse për ekipet mjekësore.

Transparenca është garanci dhe siguri si për stafet mjekësore ashtu dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë qeveria duhet të zbatojë korrektësisht kërkesën standarte të OBSH: rritjen e numrit të testimeve.

Çdo shmangie nga kërkesat e përsëritura nga OBSH është papërgjegjshmëri e rëndë që jo vetëm fsheh të vërtetën por kushton shtrenjtë: Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më gjatë shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike.

Duhet vepruar sot, çdo ditë e humbur na kushton jetë dhe shëndet!

Të këshilluara

Infektohet me Covid-19 mjeku Roland Xhaxho

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se mjeku i njohur Roland Xhaxho është shtruar në spitalin Infektiv. MSH bën të ditur se mjeku ndodhet në gjendje shëndetë...

13:10

67 viktima nga koronavirusi në Greqi

Ka shkuar në 67 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi. Brenda 4 orësh kanë humbur jetën 4 pacientë. Sipas informacioneve, viktimat janë një burrë 84-...

12:48

Rama: 10 të shëruar sot nga koronavirusi

10 shtetas shqiptarë të prekur nga Covid-19, janë shëruar ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook, ndërsa...

23:53

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI