Flash

Rama flet për gjoba dhe burg: Nuk mund ta humbasim këtë luftë për qejfin e atyre që s’po duan të marrin vesh

Lapsi.al 4 April 2020
Rama flet për gjoba dhe burg: Nuk mund ta humbasim këtë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot ishte mërzitur nga pamjet skandaloze që kishte parë të ndodhnin në tregun e Kombinatit, në një kohë kur vendi ynë është në izolim për shkak të COVID-19. Teksa foli për përshkallëzim të masave dhe ndëshkimeve për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria në kuadër të situatës kundër COVID-19, Rama deklaroi se jo vetëm arrestimet, por edhe sekuestrim të bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë në këtë kohë.

“Sot jam mërzitur pa masë nga pamjet skandaloze nga tregu i kombinatit. Po mendojmë të hapim me pikatoren e lehtësimeve për masën e madhe të njerëzve që po bëjnë rezistencën e duhur për kufizimet e lirisë.

Duam të lehtësojmë pak lëvizjet. Tanimë që kemi konsoliduar liri-daljen e anëtarëve të familjes, vetëm të njërit. Ajo që ndodhi sot në tregun e Kombinatit, s’ndodhi javën e kaluar.

Dyqaneve do u kërkohet me detyrim pajisja me maska dhe doreza e personave që shërbejnë. Shkelja e rregullave do të ndëshkohet deri me heqje lirie. Duhet të mbrojmë personelin dhe klientët.

Ka ndodhur gjithë këto javë që policia e shtetit të kapë dhe ndëshkojë lokale shërbimi, ku ofrohet kafe dhe raki trimave të lagjes. Janë pak raste, por për natyrën e kësaj lufte, janë aq shumë sa të bëjnë hatanë.

Nuk mund të nuk do të lejojmë më që të këtë nga këto raste, por jo vetëm gjoba, por dhe konfiskime. Do të përshkallëzojmë këto masa.

Që një pakicë absurde mos të marrë më qafë një shumicë dërrmuese. Ne nuk mund të humbim këtë luftë për qejfin e atyre që s’po duan të marrin vesh.

Do ta luftojmë këtë luftë. Sot kemi një numër shërimesh që na jep optimizëm. Bilancet e luftërave bëhen në fund. Deri kur të bjerë bilbili i fundit do të vazhdojmë të rezistojmë në këtë mbrojtje, që është një luftë për jetë a vdekje.

Prej së cilës e kemi detyrim që të dalim kryelartë përpara brezave që do të flasin për ne.”, pohoi Rama.

Të këshilluara

Infektohet me Covid-19 mjeku Roland Xhaxho

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se mjeku i njohur Roland Xhaxho është shtruar në spitalin Infektiv. MSH bën të ditur se mjeku ndodhet në gjendje shëndetë...

13:10

67 viktima nga koronavirusi në Greqi

Ka shkuar në 67 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi. Brenda 4 orësh kanë humbur jetën 4 pacientë. Sipas informacioneve, viktimat janë një burrë 84-...

12:48

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI