Flash

Shënohet rasti i parë me koronavirus në burgjet shqiptare

Lapsi.al 3 April 2020
Shënohet rasti i parë me koronavirus në burgjet shqiptare

Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në burgjet në vend.

Mësohet se ai është një jurist, i cili është punonjës në burgun e Rrogozhinës, por jeton në Tiranë.

Sipas Top Channel, ai ka bërë analizën dhe ka dalë pozitiv ndërsa gjendja e tij paraqitet e mirë.

Juristi është i karantinuar në shtëpi, por bashkë me të janë vetëizoluar dhe nuk vijnë më as në punë, drejtori i burgut si dhe dy punonjës policie të cilët udhëtonin së bashku me të.

Ndërkohë thuhet se janë kryer analizat dhe për disa punonjës të tjerë, ndërkohë që deri më tani janë të vetëizoluar 4 punonjës.

Ndërkohë thuhet jozyrtarisht se është kryer zëvendësimi i drejtorit të burgut të Rrogozhinës dhe është komanduar në detyrë, Genc Fejzollari.

Burgu i Rrogozhinës ka 306 të dënuar, ku do dalin 150 të dënuar që kanë përfituar lejen e veçantë sipas aktit normativ.

Të këshilluara

Nesër e premte, si do të jetë moti

Për ditën e nesërme pritet që të ketë një përkeqësim të kushteve atmosferike, por nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Në këtë mënyrë moti do të jetë me vr...

00:07

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI