Flash

“Testime masive”/ Basha: Nuk dimë përmasat reale. Mjekët thonë kjo është maja e ajsbergut.

Lapsi.al 3 April 2020
“Testime masive”/ Basha: Nuk dimë përmasat reale.

Lulzim Basha vazhdon të theksojë se duhet të kryhen më shumë testime për koronavirusin në vend, duke vënë theksin se edhe fqinjët tanë po bëjnë më shumë se dyfishin e testeve tona.

"Thelbi i propozimit tonë është që buxheti i shtetit urgjentisht të ndërpriste çdolloj aktiviteti tjetër, çdo lloj shpenzimi tjetër dhe të gjitha fondet të shkonin në tre drejtime jetike. E para jeta e qytetarëve, pa diskutim. Dhe për këtë shëndetësia është prioriteti i parë që duhet financuar. Dhe këtu akoma jemi me mungesa të mëdha.

Maqedonia ka bërë mbi 4 mijë teste. Ne jemi akoma në një numër më pak se gjysma e testeve të Maqedonisë.

Testimi, testimi, testimi nuk është vënë kot theksi tek kjo sepse gjithë sakrifica për të qëndruar në shtëpi, për të qëndruar të izoluar mund të na shkojë kot në qoftë se ne nuk arrijmë të evidentojmë të gjithë ata që janë prekur apo janë infektuar, apo janë mbartës të virusit dhe nuk ka rrugë tjetër për ta bërë këtë, përveçse testimit masiv.

Mungesa e testimit masiv ndëshkon, penalizon të gjithë sakrificën e shqiptarëve. Ndaj kërkesa numër një që kam sot është urgjentisht të merren masa për të shtrirë testimin masivisht, të bëhen mobilizimi i të gjitha resurseve që në radhë të parë të gjithë ata që janë më të rrezikuarit, i gjithë personeli shëndetësor, nga mjekët, kirurgët, infermierët, sanitarët, shoferët e autoambulancave dhe çdo kush tjetër.

Së dyti, gjithë personeli i Forcave të Rendit, i Forcave të Armatosura, i gjithë personeli i shërbimit administrativ që është në kontakt me njerëzit, të githë ata punonjës të sipërmarrjes private që janë në kontakt me njenëse janë të infektuar, të kenë mundësinë të dinë një orë e më parë nëse janë të prekur, nëse janë të rrezikuar nga koronavirusi." - u shpreh Basha për Ora News.

Pyetjes nëse kjo që po thotë Basha është shqetësim real, apo ka të dhëna të tjera edhe nga rrethet për një tjetër numër të prekurish nga COVID-19, kryedemokrati iu përgjigj si më poshtë.

"Pyetja është fare e thjeshtë për çdo shqiptar. Në qoftë se ne nuk testojmë në mënyrë realiste, si mund ta dimë që kjo është përmasa reale. Edhe vetë mjekët po thonë që kjo është maja e ajsbergut. Dhe merrni shembullin e djeshëm në Shkodër 15 të testuar, 12 të infektuar. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që Shqiëpria është shumë vonë me testimin." - u shpreh Basha.

Të këshilluara

Nesër e premte, si do të jetë moti

Për ditën e nesërme pritet që të ketë një përkeqësim të kushteve atmosferike, por nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Në këtë mënyrë moti do të jetë me vr...

00:07

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI