Flash

Rama shpjegon qeranë: Si do paguhen prilli dhe maji

Lapsi.al 2 April 2020
Rama shpjegon qeranë: Si do paguhen prilli dhe maji

"Jemi në kushtet e një lufte." - kështu u shpreh Kryeministri Rama në në lidhje në emisionin “Opinion”, ndërsa ka shpjeguar edhe aktin normativ të nxjerr nga qeveria për të rregulluar raportin e qerave në periudhën Prill, Maj 2020.

Duke lexuar pjesë nga akti normativ, Rama shpjegoi që qeraja e këtyre dy muajve, e pezulluar për disa kategori të caktuara, do të shlyhet në mënyrë proporcionale nga qeramarrësit, pas 31 Majit, sipas një dakordësie mes qeramarrësit dhe qeradhënësit.

Rama shpjegoi se ky akt normativ përfshin familjarët që kanë një banesë me qera dhe kanë pezulluar punët, studentët dhe bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit.

“Të gjithë qiramarrësit individë, që kanë kontratë për banesë, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune dhe e kanë pezulluar apo zgjidhur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID -19, nuk do ta paguajnë qeranë për 2 muaj, Prill dhe Maj.

Po kështu edhe qiramrrësit studentë.

Po kështu, të gjithë sipërmarrësit, persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë në vit, që kanë kontrata noteriale qeraje përpara epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin Prill dhe Maj. Dhe më pas, detyrimi i parapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qeramrrësi  në mënyrë proporcionale pas 31 Majit 2020, për të shlyer detyrimin deri në fund të kontratës”, u shpreh Rama duke shpjeguar që ky akt nënkupton ndërhyrjen e domosdoshme të qeverisë për ta uniformizuar një marrëdhënie, duke i dhënë mundësinë të parëve atyre që janë më në hall: pensionistët familjet në ndihmë ekonomike dhe bizneset e vogla.

“Të gjithë qiramarrësit që kanë probleme do t’i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qeradhënesi do të ndëshkohet me një gjobë deri në 5 -fish të vlerës së qerasë përkatëse”, tha Rama. Por Kryeministri shpjegoi se do të ketë një trajtim specifik për individët të cilët të ardhurat e qerasve i kanë mënyrë jetese.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI