Flash

Nesër e premte, si do të jetë moti

Lapsi.al 3 April 2020
Nesër e premte, si do të jetë moti

Për ditën e nesërme pritet që të ketë një përkeqësim të kushteve atmosferike, por nuk do të mungojnë edhe orët me diell.

Në këtë mënyrë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në relievet kodrinore dhe malore në lindje ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Në lindje të territorit si dhe zonën e jugut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave, sipas SHMU.

Në zonën e Juglindjes prej orëve të mesditës do të ketë reshje dëbore në lartësitë mbi 700-800 metër.

Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët me vlera të parashikuara nga -4°C në zonat malore deri në 6°C në ato bregdetare.

Sa i përket vlerave të parashikuara për mesditën pritet një rritje e lehtë nga 9°C në zonat malore deri në 18°C në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI