Flash

Rama: Të hënën shqyrtohen 1000 aplikimet e para për 'pagat e luftës'

Lapsi.al 3 April 2020
Rama: Të hënën shqyrtohen 1000 aplikimet e para për

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në një komunikim me qytetarët se të hënën do shqyrtohen 1000 pagat e para të luftës. Rama po ashtu bëri me dije se po studiohet që të rritet edhe fondi 100 milionë për garanci sovrane nga shteti që të paguajë puntorët.

“Më thotë Fatma mos bjerë në melankoli por na jep zgjidhje. Lufta ka ardhur për të na bërë dëme të mëdha për të na krijuar halle që nuk e kishim imagjinuar. As unë në punën që jam i nderuar të bej dhe as ju. Ata që kanë humbur punën në një kompani, ne do të ndjekim dinamikën dhe kemi bërë një masë që fillon të zbatohet ditën e hënë. U kemi dhënë në dispozicion një garanci për të paguar ata dhe të mos i heqin nga puna. Këta të partisë së Sudes thonë që nuk do funksionojë. Do ta shohim. Jemi gati që të rrisim 100 milionëshin. I shohim çdo ditë emër për emër të gjithë ata që goditen nga kjo luftë. Nuk I themi që ty të hoqi kompania. Po mendojmë si do ta bëjmë mbështetjen dhe do ta themi kur ta kemi shumë të qartë, kur të kemi tek llogaritë e domosdoshme. Tani kam dëgjuar që fatkeqësisht është përsëritur që ato që kemi thënë nuk janë bërë akoma. Është gënjeshtër. Ndihmohen dyfish ata me ndihmë ekonomike. Të hënën miratohen 1000 aplikimet e para për ata që kanë aplikuar për pagat e luftës. E kështu me radhë. Pensionistët brenda datës 21 do të marrin një më të lartë se ai që kishin. Kur shfaqen pensionsitë në imagjinatën tuaj, ça mendoni ju se ka ndryshuar? Apo mendoni se do hanë më shumë? Siç hani ju që jeni tek ai grupi që rrinë në shtëpi dhe kujton Facebook-un tim si kafene. Në vazhdim të pyetjeve, Aleksandi thotë çfarë në thua për administratën kur do fillojmë punë se kemi letra për të bërë. O Aleksandër kemi jetën tëndë dhe të familjes për të mbrojtur”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

Arrestohet drejtori i Burgut 313

Arrestohet drejtor i Burgut 313, Eduard Struga. Dyshohet se ai është i përfshirë në korrupsion. Lajmi konfirmohet nga burime policore. Hetimet për një tender...

15:35

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43