Flash

Rama: Nga e hëna do rishikojmë lëvizjen me makinë dhe fashat orare

Lapsi.al 3 April 2020
Rama: Nga e hëna do rishikojmë lëvizjen me makinë dhe fashat

Qeveria po rishikon masat e ashpra shtrënguese në kuadër të emergjencës së Covid-19. Lajmin e njofton kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi në FB me ndjekësit e tij.

Pjesë nga fjala 

"Tani, ne padiskutim bazuar në këtë ecuri pozitive kemi mundësi të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa, shkallë shkallë për të lehtësuar psikologjikisht jetën tuaj, jetën tonë të përbashkët, por nuk kemi në asnjë mënyrë të drejtë, dhe kemi detyrim që të mos hedhim hapa të nxituar. Nëse do të zgjedhim siç po mendojmë të bëjmë disa lehtësime, duhet të bëjmë edhe disa gabime… do rrezikohemi më shumë nga ata që s’duan të dëgjojnë dhe kuptojnë. Kështu që, ajo që ne po konsiderojmë është që duke lehtësuar fjala vjen fashën e orarit apo lëvizjen me makinë për punë të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe nuk e kanë të mundur të venë me makinë private, atëherë duhet të rrisim fort sanksionet për ata që shkelin këtë hapësirë të kufizuar lirie, e do të shkojë deri në heqje lirie, për atë që e përdor makinën për të shkuar në punë transporton të tjerë"

Të këshilluara

Arrestohet drejtori i Burgut 313

Arrestohet drejtor i Burgut 313, Eduard Struga. Dyshohet se ai është i përfshirë në korrupsion. Lajmi konfirmohet nga burime policore. Hetimet për një tender...

15:35

Nesër e premte, si do të jetë moti

Për ditën e nesërme pritet që të ketë një përkeqësim të kushteve atmosferike, por nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Në këtë mënyrë moti do të jetë me vr...

00:07

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI