Flash

Sot në TV/ Albin Kurti dhe Isa Mustafa përplasen kokë më kokë

Lapsi.al 31 March 2020
Sot në TV/ Albin Kurti dhe Isa Mustafa përplasen kokë më

Këtë të martë në mbrëmje "vëllezërit armiq" të koalicionit të djeshëm, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe shefi i LDK-së Isa Mustafa përpos sfidës politike do të jenë në garë edhe për më shumë audiencë. Ata kanë zgjedhur ekranet që i kanë më paranë vetes për të dhënë intervista. Kurti ashtu sikurse ka njoftuar vetë në Facebook do të jetë në emisionin DESK, në KTV  përballë gazetarëve Agron Bajrami e Brikenda Rexhepi. Sipas asaj që ka marrë vesh Lapsi.al Kurti do të flasë për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe për vendimin e tij për të qëndruar kryeministër në detyrë deri në zgjedhje të parakohshme. Avantazhi i tij do të jetë se "Desk" starton në ora 20 00. Ndërsa, treçerek ore më pas në RUBIKON të Klan Kosova, me Adriatik Kelmendin sonte do të diskutohet mbi zgjedhjet e jashtëzakonshme, mundësinë e ndryshimeve kushtetuese me qëllim të formimit të qeverisë pa shkuar në zgjedhje dhe shumë çështje të tjera me Isa Mustafën. Rubikon që është zhvendosur nga TV Koha, drejt Klan Kosova, fillon në ora 20:45.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI