Flash

Basha: Të anulohen 120 mln euro koncesione, ministri ka konflikt interesi

Lapsi.al 31 March 2020
Basha: Të anulohen 120 mln euro koncesione, ministri ka konflikt interesi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se edhe Shqipëria duhet të ndjekë modelet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për të përballuar situatën nga koronavirusi.

“Edhe sot që flasim asnjë qindarkë nuk është shpërndarë për njerëzit në nevojë. Njerëzit kanë nevojë për mbështetje financiare, kanë nevojë për para. Përgjigjja për pyetjen ku t’i gjejmë paratë është fare e qartë: anulo 120 milionë euro kontrata koncensionare si fillim. Sot e ke krejtësisht të mundur me ligjin për fatkeqësinë natyrore” – iu drejtua Basha, qeverisë.

Basha tha se duhet të rialokohen 140 milionë euro të tjera nga shpenzime operative, shpenzime luksi dhe shpenzime të tjera të cilat nuk janë domosdoshmëri në kushtet e krizës.

“Kjo shumë do të mjaftonte për të administruar të paktën 2 ndoshta 3 muaj të një situate të tillë. Dhe të jeni të sigurt që buxheti dhe ekonomia shqiptare kanë edhe mundësi të tjera, edhe rezerva të tjera për të përballuar krizën në qoftë se ka vullnet” – tha Basha që akuzoi ministrin Arben Ahmetaj për konflikt interesi.

“Nuk po ndërpriten paratë koncesioneve të panevojshme ku më flagranti është ai inceneratorëve. Ministri i ngarkuar për këtë çështje ka edhe konflikt interesi, por do ta shohim herë tjetër” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI