Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

PD: Alo Edi? Alo Xhaçka? Kush e fitoi tenderin 1.5 mln euro të ushqimeve?

Lapsi.al 31 March 2020
PD: Alo Edi? Alo Xhaçka? Kush e fitoi tenderin 1.5 mln euro të

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se ka bërë një tender të dyshimtë prej 1.5 milionë euro, pasi vonuan me 1 muaj tenderin për blerjen e ushqimeve. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se qeveria bën propagandë me Rezervat e Shtetit se ka furnizim për 3 muaj me ushqime, por sipas tij, gënjen.

“Të dashur shqiptarë, rezervat e shtetit kanë zero ushqim për ju! Nuk e kanë mendjen te ju! Nuk u duhet fare, nëse frigoriferin e keni plot apo bosh, nëse keni ilaçe, nëse ju ngelin lekë për të paguar dritat apo ujin, jo! E kane mendjen si të vjedhin, si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët.

Ju jeni pa bukë, Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë një tender 1,5 milion euro. Alo Edi, Alo Xhaçka, Dilni jepni shpjegime pse u vonua 1 muaj tenderi për blerjen e ushqimeve! Si u përzgjodh kompania fituese e tenderit, me apo pa garë? Kush e fitoi tenderin?” – thotë Alibeaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI