Flash

Basha: Shqiptarët në hall, qeveria e ka mendjen te tenderët edhe në kohë pandemie

Lapsi.al 31 March 2020
Basha: Shqiptarët në hall, qeveria e ka mendjen te tenderët edhe

Në një dalje publike para mediave kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje autoriteteve të shëndetësisë që të bëjmë sa më shumë testime, në mënyrë të tillë që të evidentohen rastet me COVID-19. Ai theksoi se kjo luftë kundër pandemisë, do të rezultonte e dështuar nëse nuk do të bëheshin testime masive.

“Falë masave të distancimit social, Shqipëria ia ka dalë që në këto 3 javë të mbajë në kontroll kurbën e infeksioneve të konfirmuara zyrtarisht. E cila është më e ulët se numri real i infeksioneve. Punën më të madhe dhe barrën e madhe, e kanë mbajtur qytetarët.

Ne si opozitë, PD, unë personalisht, kemi kërkuar nga autoritetet që masave kufizuese, t’i bashkëngjiten edhe masat lehtësuese” – tha Basha që kërkoi të merren masa urgjente për ata që janë në nevojë.

“Në radhë të parë për ata që kanë qenë në kushte të vështira dhe para shpërthimit të epidemisë. Po ashtu dhe për sipërmarrjet, për biznesin e vogël, fermerët, dhe punëdhënësit, të cilët janë gjetur të papërgatitur”, - tha Basha.

Ai kërkoi që të ndalen tenderat për qëllime që nuk shkojnë për luftën ndaj pandemisë.

“Është qesharake që këta në kohe pandemie bënë tender për qeleshe. Në një kohë që duhet të kishim sa më shumë mjete për mjeket qeveria ndau miliona për beton në rilindjen urbane. Këta edhe në këtë situatë duan të ndajnë thelat e tyre dhe milionat.

Biznesi që ka bërë punë mund të presë. Siç po presin qytetarët le të presin edhe pagesat e biznesit. Por kjo qeveri e ka mendjen te dhënia e tenderëve te klientët. Duhen anuluar koncesionet dhe paketa duhet të 3-fishohet që të ndihmojë të gjithë biznesin” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI