Flash

Ministri Cakaj në vetëkarantinim pas kthimit nga Italia

Lapsi.al 31 March 2020
Ministri Cakaj në vetëkarantinim pas kthimit nga Italia

Urdhri i qeverisë se kush vjen nga jashtë do të futet në karantinë nuk vlen vetëm për qytetarët e thjeshtë por edhe zyrtarët e lartë të shtetit.Burimet bëjnë me dije se Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është futur në vetëkarantinim pas kthimit nga Italia.

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, pas kthimit nga Italia, po qëndron në vetëkarantinim në banesën e tij.

Pasi sipas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë çdo person që udhëton apo kthehet nga vendet e zonës së kuqe duhet të vetëizolohet për 14 ditë.

Të dielën Ministri i Jashtëm në detyrë përcolli 30 mjekët dhe infermierët drejt Romës dhe në kthim riatdhesoi nga Italia 120 shqiptarë të cilët kishin mbetur të bllokuar për shkak të mbylljes së kufijve.

RTV Ora ka mësuar nga burimet se Gent Cakaj vijon punën online me stafin e tij./ Ora

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI