Flash

Gjesti/ Duhej të luhej Angli-Itali: Wembley ndriçohet Tringjyrësh

Lapsi.al 28 March 2020
Gjesti/ Duhej të luhej Angli-Itali: Wembley ndriçohet
Emergjenca koronavirus ka detyruar anullimin e miqësores Angli-Itali në program mbrëmjen e djeshme, por Federata angleze ka dashur të tregojë gjithë solidarietin ndaj Italisë, që po kalon situatën më të vështirë nga infektimet. Një gjest i thjeshtë, por shumë kuptimplotë që i dha ngjyrat e flamurit italian stadiumit Wembley, ku duhej të luhej ndeshja. Në të njëjtën kohë, ekrani gjigant përballë Olympic Way ka pasqyruar mesazhin: "Jemi të ndarë, por jemi bashkë. Forca Italia #distantëportëbashkuar". "Falë futbollit Italia e Anglia janë më afër: e kam falenderuar personalisht presidentin e federatës angleze Greg Clarke për inisiativën e bukur të mbrëmjes së djeshme, veshur nga një ndjenjë e sinqertë afërsie në një moment kaq të vështirë për gjithë Europën. Sapo të kthehemi në fushë, si në Itali ashtu dhe në vendet e tjera, duhet të vazhdojmë ti japim vlerë solidarietetit e miqësisë të përforcuar nga kjo emergjencë" ka thënë presidenti i Federatës italiane Gabriele Gravina.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI