Flash

"Gruaja më duron akoma, Europianin e fitojmë vitin tjetër": Insigne nuk humb humorin në karantinë

Lapsi.al 27 March 2020
"Gruaja më duron akoma, Europianin e fitojmë vitin

"Këtë vit mund të bënim gjëra të mëdha, kemi një skuadër të fortë. Si ka thënë tekniku Mancini, nëse Europiani u shty, do të thotë se do ta fitojmë vitin tjetër". Lorenzo Insigne, kapiteni i Napolit ka folur për Sky Sport duke u ndalur tek shtyrja e Euro 2020: "Kjo shtyrje do të na japë një dorë për të rikuperuar të dëmtuarit. Për të fituar Europianin duhen të gjithë. Karantina? Për momentin gruaja ime më duron akoma...".

Insigne ka pranuar se eksperienca e javëve të fundit e ka tronditur disi jetën e tij: "Ka ndryshuar shumë. Në fillim ishim gjithnjë në udhëtim e pak në shtëpi, tani po i gëzohemi familjeve. Pòr më mungon shumë fusha, stërvitjet, ndeshja... Stërvitemi në shtëpi e jemi gjithnjë në kontakt me stafin e trajnerin, ndërsa ne lojtarët flasim në Ëhatsapp".

Për momentin më të bukur të sezonit, Insigne nuk ka dyshime: "Në kampionat kam shënuar pesë gola, por më i rëndësishmi ishte ai në shtëpi kundër Juventus. E dini rivalitetin... të shënosh në San Paolo kundër tyre ishte një gjë e bukur ".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI