Flash

"Preferoj motrën tënde k**vë": Materazzi rrëfen frazën që nxorri nga vetja Zidane

Lapsi.al 27 March 2020
"Preferoj motrën tënde k**vë": Materazzi rrëfen

Në këtë moment në të cilin futbolli botëror është i ndalur, shumë tifozë jetojnë me kujtime e për ata italiane nuk ka më të bukura se të verës 2006. Në mbrëmjen e Berlinit, një prej episodeve që kanë mbetur të paharruar ishte goditja me kokë e Zinedine Zidane ndaj Marco Materazzi, që i kushtoi francezit kartonin e kuq në ndeshjen e fundit të karrierës. Ajo që e shtyu numrin 10 të Francës të bënte atë veprim mbeti e pazbuluar deri në rrëfimin e mbrojtësit: "Rino ma kishte bërë benë po të lija njeri të kërcente në zonë. Po markoja Zidane dhe ai më tha do fanellën? Unë iu përgjigja: 'Nuk e dua fanellën tënde, preferoj motrën tëndë ku**ë - ka treguar ish-mbrojtësi i Inter - Nuk mendova se do të arrinte puna deri aty, fati im ishte që nuk e kuptova se ndryshe, duke më njohur, do kisha reaguar dhe do isha përjashtuar edhe unë".

Materazzi tregon se që nga ajo kohë nuk ka folur më me Zidane: "Nëse jam takuar më pas me të? Jo, jo. Gjysëm here gabimisht, por nuk është problem. Përkundrazi, unë i bëj komplimente për atë që ka bërë më pas si trajner. Në një ndeshje hipotetike Itali-Francë Legjendat unë nuk luaj, maksimumi bëj trajnerin, përndryshe hipën gjaku!".

Atë natë më pas Materazzi festoi në transmetim live me një kapele të vecantë tringjyrëshe: "Ia vodha një tifozi, unë për bestytni nuk kisha marrë gjë me vete. E dija që duhet të shkonim aty e të fitonim, nuk duhet të mendoja tjetër".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI