Flash

Konflikti i pagave tek Barcelona përfundon në Gjykatë: klubi nuk ndalet para presionit të Messi

Lapsi.al 27 March 2020
Konflikti i pagave tek Barcelona përfundon në Gjykatë: klubi nuk

Barcellona nuk ndalet përpara refuzimit të lojtarëve të saj për të shkurtuar pagat, në mënyrë për të lehtësuar situatën ekonomike të krijuar në klub, në krizë pas ndalimit të aktivitetit sportiv për shkak të emergjencës koronavirus. Klubi blaugrana ka shpërndarë një komunikatë në të cilën shpjegon se me këtë cështje do të merret departamenti i Punës në Katalonjë.

"Deklarimi i gjendjes së alarmit të 14 marsit, si pasojë e emergjencës shëndetësore që po jetojmë, ka sjellë ndërprerjen e të gjithë aktivitetetve, sportive e jo, të klubit tonë. Në këtë situatë, kryesia e klubit ka vendosur të marrë masa për të zbutur pasojat e krizës. E gjithë dosja do të ekzaminohet në departamentin e Punës, sapo klubi të ketë ndarë me gjithë personelin, sportivë e jo, cështjet e lidhura me këto masa në fushën e tyre të aplikimit”.

Sidoqoftë, presidenti i Barcellona Bartomeu ka propozuar një lloj kompensimi për lojtarët e skuadrës së parë, në mënyrë që shkurtimi të mos kalojë 50%. Por nga lojtarët, për momentin, ka ardhur refuzimi. Me pak fjalë, parashikohet një pranverë e nxehtë, jo vetëm në Spanjë sepse ky sistem do të nisë të prekë pjesën dërrmuese të klubeve të kontinentit.Reagimi i menjëhershëm i Barcelonës ka ardhur pasi Messi e shokët e skuadrës refuzuan propozimin e klubit për të shkurtuar pagat gjatë ndalesës së kampionatit për shkak të emergjencës koronavirus.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI