Flash

Nga futbolli në terapi intensive: Tarasconi, lojtari që la gjithcka për të luftuar koronavirus

Lapsi.al 26 March 2020
Nga futbolli në terapi intensive: Tarasconi, lojtari që la gjithcka

Një histori e bukur njerëzore, që përzien dashurinë për futbollin e atë për njerëzit, vjen nga Franca. Maxime Tarasconi, 29 vjecari mesfushori i As Gémenos, klub i kategorisë së tertë të kampionatit francez, ka kaluar nga fushat e lojës në korridoret e spitaleve. Ish-lojtari i Istres (33 ndeshje në Ligue 2 mes 2011 e 2013 ) po lufton kundër koronavirus si infermier në terapi intensive në spitalin Timone në Marsejë.

Futbollisti me zemër të artë, që kishte rifilluar studimet për infermier në moshën 25 vjecare, paralelisht me futbollin, rrëfen për L'Equipe dramën e këtyre ditëve. "Në terapi intensive, jemi mësuar të shohim situata të rënda. Sidoqoftë, në ditët e fundit, kemi kaluar në modalitetin koronavirus. Janë disa raste që kanë nisur të intensifikohen - shpjegoi ai -. Jemi gjithnjë e më shumë në veprim. Pacientët tanë janë kryesisht të infektuar nga Covid-19 e ka masa të reja për të marrë. Ky virus është më kërkues në procedurat e izolimit. Duhet të jesh i kujdesshëm në atë që transmetohet. Ka kolegë, mjekë e punonjës të tjerë shëndetësie që janë infektuar rreth meje".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI