Flash

Nuk ka titull në tavolinë apo anullim të Serie A, Gravina: "Gati të luajmë edhe në korrik e gusht"

Lapsi.al 26 March 2020
Nuk ka titull në tavolinë apo anullim të Serie A, Gravina:

Serie A në fushë edhe në korrik e gusht vetëm për të mbyllur kampionatin. Një mundësi që presidenti i Figc, Gabriele Gravina, e mban në konsideratë. "Deri kur të jetë mundësia, do të ruaj shpresën për të rinisur kampionatet - ka thënë ai për Radio Marte -. Do të bëj cdo tentativë për të arritur në këtë situatë. Jam i ndërgjegjshëm se është e pamatur të mendosh një datë, por duhet të jemi pozitivë. Do të mundohemi të të bëjmë maksimumin për të luajtur edhe nëse duhet ti kërkojmë mbështetjen Uefa e Fifa, për të shkuar përtej 30 qershorit, duke shfrytëzuar edhe korrikun e gushtin".

Edhe para një emergjence epokale Lega nuk është e bashkuar dhe vështirë se do të gjejë unanimitetin: "Në këtë moment nuk ka hapësirë për interesat e individit. Apeloj për mirëkuptim, në fund do të jetë Federata që duhet të marrë një vendim". Të enjten është në program një takim i ri "për të punuar mbi një seri propozimesh që kanë lidhje me disa amendamente që duhet ti vlerësojë qeveria, por ka shumë tema që na përkasin. Ne nuk duam të kërkojmë para, por po denoncojmë një gjendje krize. Kërkojmë të na lehtësojnë me disa norma që mund ti japin një zhvillim modern futbollit tonë".

Përsa i përket kampionatit të pezulluar, Gravina hedh poshtë hipotezën për ta anulluar ose për dorëzimin në tavolinë të titullit: "E konsideroj një humbje për mua e për vlerën e kompeticionit. Do të hapej një skenar antipatik. Refuzoj të mendoj situata që mund të cojnë në një konkluzion të tillë. Deri sa të jetë e mundur, do të vazhdoj ta hedh poshtë këtë hipotezë".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI