Flash

Shtatë muaj merkato pa ndalim: Koronavirus detyron FIFA-n të ndryshojë rregullat për 2020/21

Lapsi.al 25 March 2020
Shtatë muaj merkato pa ndalim: Koronavirus detyron FIFA-n të

Jo vetëm kampionatet kombëtare e Kupat europaine, futbolli po studion cdo aspekt në prag të rinisjes pas emergjencës koronavirus, përfshirë merkaton. Humbjet ekonomike që do të regjistrojnë klubet parashikohen shumë të rënda, aq sa për të vënë në rrezik mbijetesën e atyre në liga minore, por edhe për të penguar biznesin e skuadrave të kampionateve elitare. Ja përse Fifa po mendon të shtrijë dritaren e ardhshme të merkatos deri në janarin e ardhshëm.

Një maxi-sesion për tratativa që do të nisin si zakonisht nga vera, kështu me startin në korrik, merkato e kësaj vere do të zgjasë shtatë muaj, duke u bashkuar me dritarën e merkatos dimëore në janar. Propozimi, sipas asaj që bën të ditur Telegraph, ka marrë në mënyrë informale, aprovimin e klubeve të ndryshëm botëror e për këtë Fifa do ta diskutojë së shpejti në selinë qendrore.

Vetëm një vit më parë Premier League kishte vendosur të mbyllte para kohe sesionin veror, ishte 8 gusht 2019, për të evituar kështu që zërat e merkatos të shpërqendronin lojtarët në startin e kampionatit, një zgjedhje që kishte gjetur konsensus edhe në Itali. Pastaj prapaktheu u realizua që në këtë sezon, ndërsa tani po flitet për shtatë muaj merkato pa ndalim.

Emergjenca koronavirus është e tillë sa ta vendosë Fifa në kushtet ta marrë masa mbrojtëse për klubet, që në këtë mënyrë mund të kenë mundësi të rikuperojnë para - shpresohet - gjatë muajve në vazhdim e do të kenë mundësi të lëvizin më lirisht drejt vjeshtës, duke evituar që në muajt e verës të ketë fare pak lëvizje.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI